Protestuesi serb para kamerës kërcënon si i çmendur me armë të ftohtë

26 shtator 2021 | 12:48

Gazetari Ermal Panduri në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një fotografi dhe video të një serbi i cili po mban në dorë një thikë.

Ky serb ndodhet në protestën në Jarinjë, ku tash e disa ditë po qëndrojnë disa serbë.

Në videon e publikuar, ky serb dëgjohet duke thënë: “Le të vijnë këtu”, derisa shanë rëndë dhe bën gjestin e tmerrshëm me thikë.

“Ky ndoshta është jonormal, por fakti se e lenë brenda protestës një te tille, me arme të ftohta, tregon për mundësinë e incidenteve. Kjo pastaj mund të quhet nga ta edhe justifikim për eskalim eventual”, ka shkruar Panduri.

Video: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Fitim Salihu, ka komentuar takimin e sotëm n…