![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Vaksinimi-astrazeneca-1024x576-1-600x360-1.jpg)
16 mijë 481 të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit
26 shtator 2021
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 16 481 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 274 156 doza të vaksinës. Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.