Mbi 500 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dy doza

26 shtator 2021 | 20:14

Është shtuar numri i qytetarëve të Kosovës që janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit.

Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

“Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar”, njofton Qeveria.

Përmes një postimi në “Facebook”, bëhët e ditur se gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

“Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë”.

Qeveria ka lutur qytetarët që të caktojnë terminet për vaksinim për çdo ditë të javës. “Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj”, thuhet në njfotim.

Pavarësisht rënes së rasteve të reja të infektimit, numri i vdekjeve nga coronavirusi në Kosovë vazhdon të jetë i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 5 qytetarë, derisa rreth 40 tjerë ndodhen të intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, gjatë ditë…