Kurti: Buldozerët e vendosur nga serbët janë për të sulmuar policët kufitarë, Njësia Speciale po i mbron ata

27 shtator 2021 | 11:49

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke qëndruar në Bërnjak dhe Jarinjë në mënyrë që të mbrojnë pikat kufitare dhe policët kufitarë.

Ai ka deklaruar se buldozerët e vendosur në rrugë nga ana e serbëve janë për të sulmuar policët kufitarë në rast se ata janë të vetmuar.

“Njësia Speciale e Republikës së Kosovës nuk është në Bërnjak dhe Jarinjë në mënyrë që ne të kënaqemi t’i gëzohemi kësaj situate. Ata aty janë me detyrë dhe detyra e tyre është që të mbrojnë pikat kufitare dhe policët kufitarë. Ne kemi mjaftueshëm indikacione se po të mos ishte Njësia Speciale e policisë së Kosovës në Bërnjak dhe në Jarinjë, policët tanë kufitarë dhe godinat aty do të ishin të rrezikuara seriozisht. Bllokimi i rrugëve magjistrale që shpijnë në Jarinjë dhe në Bërnjak nuk është bërë vetëm me barrikada prej maunave dhe njerëzve por edhe me buldozër. E ata buldozer sigurisht që nuk janë për të bllokuar rrugë sa janë për të sulmuar në rast se policët kufitar do të ishin të vetmuar”, ka deklaruar ai në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi në Gjakovë fitoi ndaj Dritës me rezultat 41:17. 15…