Presidentja e Komisionit Evropian të mërkurën viziton Kosovën

27 shtator 2021 | 11:57

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, do ta vizitojë të mërkurën Kosovën.

Komisioni Evropian ka njoftuar se ajo do ta nis vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor më 28 shtator në Shkup dhe Tiranë.

Një ditë më pas, ajo do ta vizitoj Prishtinën.

Pas Prishtinës, von der Leyen ka në plan ta vizitoj Podgoricën e Beogradin.

Lajmin për vizitën e saj e kishte bërë të ditur vetë ajo gjatë këtij muaji kur kishte thënë se para përfundimit të muajit shtator do të udhëtojë në rajon për të dërguar një sinjal të angazhimit në procesin e zgjerimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur pas takimit që…