Rama: Shqiptarët e Kosovës në rrjete sociale thonë se Vuçiqi është vëllai im

27 shtator 2021 | 11:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur pas takimit që ka pasur në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Para se të përgjigjej në pyetjen se a ka biseduar me presidentin serb për situatën e krijuar në veri pas vendosjes së reciprocitetit ndaj targave serbe, Rama ka thënë se kosovarët në rrjete sociale i thonë se e ka vëlla Vuçiqin.

“Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vuçiq, apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë në rrjete sociale thonë ‘me vëllain tim Vuçiq’, sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar, këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën, dhe kaq. Dhe kjo është shumë e qartë, kështu që ne jemi absolutisht në krah të Kosovës, siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar, dhe siç thashë, leximi i çuarjes së Njësisë Speciale si një arsye për të bërë teatër me helikopterë e aeroplanë në Serbi, është leximi më i gabuar”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesit e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Gjermani ishin…