Fati: Jemi Barça, luftojmë për çdo trofe

27 shtator 2021 | 12:09

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati është paraqitur mirë te Barcelona pas rikthimit nga lëndimi.

Pas afro shtatë muajve, spanjolli u rikthye te katalunasit duke u inkuadrua në ndeshjen ndaj Levantes, ku edhe shënoi golin e tretë në fitoren 3-0. Menjëherë pas fitores, Fati ka thënë se Barcelona duhet të luftojë për çdo trofe këtë sezon.

“Jam i lumtur për familje time që kemi vuajtur gjithë këta muaj. Do doja të falënderoja doktorët që ishin më mua gjatë procesit dhe gjithë tifozët, e vërteta është që është e pabesueshme. Do provojë të shtojë sa më shumë që mundem. Jemi Barcelona dhe duhet të luftojmë për gjithçka”, ka thënë Fati.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga…