Endritin e merr malli për babanë, publikon fotografi të tij
28 shtator 2021
| 08:15
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar disa foto dhe video ku shihet babai i tij me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës. Përveç kësaj videoje, Endriti ka publikuar edhe video nga momenti i shpalljes së pavarsisë së Kosovës.
Ai ka përmbledhur në një video edhe disa fotografi nga takimet e Thaçit me njerëzit më të rëndësishëm të politikës në botë.
Thaçi është duke u mbajtur aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.