Antigona Behrami, gruaja që po transformon jetën e të tjerëve

28 shtator 2021 | 09:40

Të rralla janë autoret e librave që kanë sukses në Kosovë. Një prej autoreve më të njohura dhe më të suksesshme sot në Kosovë është Antigona Behrami nga Mitrovica, e cila, nëpërmjet librave me përmbajtje psikologjike, po ndryshon stilin e jetës së njerëzve dhe konceptin e të menduarit dhe të vepruarit. Pas botimit të librit “Përdore fuqinë që ke brenda”, botuar dy vjet më parë, Behrami disa muaj më parë ka botuar edhe dy libra të tjerë, “Ditarin transformues” dhe “Librin transformues”, të cilët, ashtu sikurse libri i saj i parë, për pak muaj janë bërë best seller, pasi që janë shitur mijëra kopje. Këtë sukses e ka arritur edhe duke mbajtur ligjërata online dhe fizike për përmbajtjen e këtyre dy librave dhe për tema të ndryshme nga jeta e përditshme me qindra qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët i shprehin shqetësime dhe kjo u jep propozime për ndryshimin e jetës nëpërmjet sfidave të përditshme që ua propozon. Janë të shumtë mesazhet e urimit e të falënderimit që ia kanë dërguar klientët, shokët, miqtë dhe ata që kanë lexuar librat e saj. Behrami pas pak muajve do të botojë edhe një tjetër libër.

Më poshtë keni shënimet përcjellëse të autores në kapakët e dy librave.

 

Shënimi për librin Libri transformues

Me anë të këtij Libri transformues, pas leximit të tij dhe përdorimit të sfidave të Ditarit transformues, do të mësoni për shumë gjëra në jetën e përditshme. Nëpërmjet tij do të mund të mësoni për një pamje tjetër të jetës së cilës nuk i keni kushtuar vëmendje. Brenda tij është një energji e fuqishme pozitive, të cilin, po e përdoret me vullnet dhe nëse rregullat e tij i kryeni me përpikëri që nga fillimi deri në fund, anët e juaja negative do t’i shndërroni në pozitive dhe do të shënoni suksese të mëdha e të shumta. Ju bëj me dije se i gjithë rrugëtimi i jetës sime të deritashme është i mbushur me përvoja të ndryshme herë të lehtë, herë tjetër të rënda, megjithatë të përballueshme, fal këtij libri. Kam dëshirë që edhe ju të bëni një transformim të jetës suaj duke gjetur modelin e ndryshimit në këtë Libër transformues, gjithashtu edhe në binjakun e tij, Ditarin transformues, të cilët duhet të lexohen dhe të përdoren paralelisht.

 

Shënimi për librin Ditari transformues

Ditari transformues u shkrua për ju, që ju ta transformoni jetën tuaj në çdo aspekt. Për 365 ditë ju duhet të punoni në dhe me këtë ditar për t’i riprogramuar në ndërdijen tuaj të gjithë përbërësit që do t’ju sjellin një rrugëtim të mrekullueshëm nëpërmjet sfidave të cilat janë krijuar për t’jua bërë më të lehtë transformimin e jetës, gjithashtu me qëllim që t’ju lirojnë nga bllokimet e emocioneve të cilat ju pengojnë për arritjen e dëshirave.

Ky ditar mori emrin nga rrugëtimi im gjatë zhvillimit personal. Duke krijuar këtë ditar arrita t’i kaloj ato pengesa që i kisha pasur e për të cilat nuk kisha njohuri që i kisha brenda vetes. Prandaj, duke punuar me të dhe për të kohë të gjatë, për 365 ditë me radhë, pastaj duke parë suksesin tim nëpërmjet tij, vendosa që këtë përvojë timen t’jua sjell ju, që edhe ju të bëni ndryshime në jetën tuaj sipas dëshirës dhe qëllimeve tuaja. Patjetër se, përpos besimit në Zot dhe vullnetit për punë, është ky ditar dhe është libri transformues ata që më kanë ndihmuar të ndryshoj në çdo aspekt, duke kthyer energjinë negative në pozitive. Kështu që, me përdorimin e Ditarit transformues dhe të Librit transformues, edhe ju do ta keni mundësinë të rrugëtoni drejt mundësive që do t’ju shfaqën në jetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy superndeshje zhvillohen sonte (e martë) nga ora 21:00 në…