Klienti publikon faturën, ja sa kushton një pije energjike në restorantin e Nusretit

28 shtator 2021 | 10:47

Një faturë e një klienti në restorantin e kuzhinierit të njohur, Nusret, është përhapur shumë në rrjete sociale. Vlera e saj është mbi 1 800 funte, ndërsa bien në sy edhe çmimet e larta të pijeve.

Përpos çmimeve të larta për secilën pjesë të ushqimit e pijeve, në faturë figuron edhe shuma prej 236.4 funtesh si tarifë për shërbim, shkruan Daily Mail.

Në faturë vërehet se një pije “Coca-Cola” ka kushtuar nëntë funte, ndërsa katër pije energjike, RedBull, kanë kushtuar gjithsej 44 funte, që i bie se një kushton 11 funte ose rreth 12.8 euro.

Postimi në “Twitter” ka marrë gati 10 000 pëlqime, ndërsa shumë komentues kanë pranuar se janë tmerruar nga çmimet shumë të larta në meny.

Në faturë shihet se një hamburger, i quajtur “burg i artë”, kushton hiç më pak se 100 funte.

Një komentues ka shkruar: “Shpresoj që pjesën tjetër të lopës ta kanë dhënë në qese! 630 funte për një biftek!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkurën në Bruksel…