348 pacientë me hemodializë kanë qenë të infektuar me Covid në Kosovë

28 shtator 2021 | 10:58

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se që nga fillimi i pandemisë në repartin e Dializës në Klinikën e Nefrologjisë janë trajtuar 348 pacientë pozitiv me Covid-19.

Sipas ShSKUK-së, gjatë kësaj kohe janë ofruar 1 mijë e 50 shërbime të dializës.

“Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, u trajtuan 348 pacientë pozitivë me Covid, gjersa u ofruan 1 mijë e 50 shërbime të dializës. Pacientë kronikë-Covid pozitivë të hemodializuar ishin 187, pacientë akut-Covid pozitivë të hemodializuar qenë 215 . Klinika e Nefrologjisë realizoi hemodializë për pacientët e prekur me Covidedhe në Klinikën Infektive, Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) dhe në Mjekimin Intenziv Qendror- Reparti Covid”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili së bashku me…