Tha se Fatmir Limaj ishte frikacak në luftë, komentuesit e kritikojnë  Alban Krasniqin: Turp për këso shpifje

28 shtator 2021 | 11:04

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e ka cilësuar si “frikacak” kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Por, për këtë cilësim ai ka marrë kritika të shumta.

Qindra komente në rrjetet sociale janë bërë në postimin ku ai e cilëson komandant “Çeliku”-n si frikcak.

Komentuesit e portretizojnë, Krasniqin si përçarës, dhe se me këto fjalë ai veç do ta rris Limajn edhe më shumë në Malishevë.

Madje ajo që bie në sy është se kritika në adresë të Krasniqit kanë shkuar edhe nga profile që janë përkrahës të Vetëvendosjes.

Shumica e komentuesve kanë thënë se askush nuk mund t’i kontestojë meritat e Limajt në luftë dhe se Krasniqi nuk ka aspak të drejtë kur flet kështu.

 

No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë…