Greqia dhe Franca arrijnë marrëveshje 3-miliardëshe për anije luftarake

28 shtator 2021 | 12:05

Në një ceremoni të mbajtur në Paris të martën, Greqia ka nënshkruar marrëveshje me Francën për blerjen e anijeve luftarake. Vlera e marrëveshjes është rreth 3 miliardë euro.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Evropa nuk duhet të jetë naive, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të veta dhe duhet ta ndërtojë kapacitetin e vet ushtarak.

“Evropianët duhet të ndalen së qenuri naivë. Kur jemi nën presion nga fuqitë, të cilat nganjëherë e ashpërsojnë qëndrimin e tyre, ne duhet të reagojmë dhe të tregojmë se i kemi fuqinë dhe kapacitetin për ta mbrojtur veten. Jo t’i eskalojmë gjërat, por ta mbrojmë veten”.

“Kjo s’është alternativë për aleancën me Shtetet e Bashkuara. Nuk është zëvendësim, por për të marrë përgjegjësi për shtyllën evropiane brenda NATO-s dhe për të arritur përfundime të cilat kërkohen nga ne për t’u marrë me mbrojtjen tonë”, ka thënë Macroni.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar të martën, Athina është pajtuar që t’i blejë tri anije luftarake nga Franca, me mundësi që ta porosisë edhe të katërtën, i ka thënë agjencisë “Reuters” një burim brenda qeverisë greke.

Kjo marrëveshje, pjesë e një pakti më të gjerë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, vjen në kohën kur Greqia tashmë ka porositur 24 aeroplanë luftarakë këtë vit, duke u bërë shteti i parë i BE-së që e blen këtë model aeroplanësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka…