Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

28 shtator 2021 | 12:22

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur këtë të martë vizitën e saj zyrtare në Tiranë.
Pas pritjes në Pallatin e Brigadave, ajo ka takuar kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Twitter”, ajo është shprehur e kënaqur që ka nisur e turin e saj në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria, ndërsa ka shtuar se e ardhmja e këtij vendi është në BE.

“E kënaqur që nis vizitën time në Ballkanin perëndimor nga Shqipëria: Mesazhi im është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian qëndron i palëkundur nga ky zotim. Me progres të mirë në reformat e gjyqësorit, është e qartë që Shqipëria ka dhënë rezultate. Tani është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë është hapur edhe zyrtarisht.…