Rama dhe Von der Leyen diskutuan edhe çështjen e njohjes së Kosovës

28 shtator 2021 | 12:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se për çfarë ka diskutuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila sot po viziton Tiranën.

Pas takimit me presidenten e KE-së, Rama ka thënë se temë diskutimi ishte edhe çështja e njohës se Kosovës.

Sipas tij, kjo çështje kërkon durim, dialog dhe bashkëpunimi.

“Në vigjilje të samitit të Ballkanit Perëndimor në BE pas pak ditësh në Slloveni kemi diskutuar për të gjitha problematikat e këtij procesi dhe jemi në të njëjtën linjë për domosdoshmëri për shtyrjen e procesit përpara, për njohjen e Kosovës që kërkon durim, dialog, bashkëpunim, atë që presidentja e nënvizoi krijim të besimit reciprok mes palëve. Pa besimin reciprok mes palëve është e vështirë të arrihet. Kjo kërkon durim dhe mençuri”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari amerikan R Kelly është shpallur fajtor për drejtimin e…