Formacionet: PSG – City

28 shtator 2021 | 14:20

Kampioni i Anglisë, Manchester City sonte (e martë) në “Parc des Princes” përballet me Paris Saint-Germainin në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze kërkon hakmarrje për eliminimin që i shkaktoi skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola në gjysmëfinale të editonit të kaluar. Tifozët e PSG-së dy javë me parë kishin mundësinë që të shohin në ndeshje treshen Messi-Neymar-Mbappe, por kjo nuk kreu punë që të dalin triumfues ndaj Club Brugge, pasi ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.

Në Ligën 1, PSG-ja e ka nisur mirë, ku duket se nuk do të ketë konkurrencë, pasi në tetë xhirot e para ka rrëmbyer plot tetë fitore. Në anën tjetër nënkampionët e Evropës shënuan fitore në fundjavë në derbin ndaj Chelseat dhe synime të mëdha kanë edhe në ndeshjen e cila zhvillohet sonte. City i Guardiolës nuk e nisi mirë edicionin në Premierë Ligë, por dalëngadalë ka filluar ta marrë veten dhe aktualisht renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se Liverpooli që e kryeson elitën e futbollit anglez. Megjithatë në garën e Ligë së Kampionëve, Manchester City e nisi mirë, duke e mposhtur Leipzigun në ndeshjen e parë me rezultat 6-3.

Formacionet e mundshme:

PSG: Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes, Herrera; Messi, Mbappe, Neymar.

Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; B. Silva, Fernandinho, De Bruyne; Mahrez, Torres, Grealish.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von Der Leyen, ka…