Jorginho nuk heq dorë nga ‘Topi i Artë’

28 shtator 2021 | 14:46

Të sapo dalë nga një krizë e thellë, Juventus duhet të bëj menjëherë llogaritë në Champions me kampionët në fuqi, Chelsea.

Një italian kampion Evrope si Jorginho sfidon “Zonjën e Vjetër”, ky është hapi i radhës për fantazistin pasi në valle janë ende shumë trofe dhe shumë sfida të mëdha: “Për momentin, në mëndje kam vetëm sfidën me Juven, por kam ende shumë trofe për të luftuar këtë vit: Nations League me përfaqësuesen dhe sfidat e tetorit, gjithashtu edhe botërori për klube me Chelsea. 2021 ishte një vit fantastik ende po e shijoj këtë moment. Të jesh mes emrave të lakuar për të fituar “Topin e Artë” edhe një motiv krenari, nëse do të ndodhte do të ishte diçka fantastike por jemi ende në rrafshin e hipotezave. Për momentin më duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, të luaj dhe të fitojë me Chelsea dhe Italinë”, ka deklaruar Jorginho.

“Juventus është një skuadër e madhe me shumë histori, për mua do të jetë një ndeshje speciale. Është hera e parë që kur u transferova tek Chelsea që përballem me një skuadër italiane. Juventus është një ekip i fortë, po e merr veten edhe në Serie A, duhet vlerësuar me shumë respekt. Të ri takohem me Chiellini, Bonucci, Locatelli e Chiesa do të jetë një emocion më shumë. Në “Euro2020” përjetuam së bashku një aventurë të jashtëzakonshme që shënoi karrierën dhe jetën tonë”, u shpreh Jorginho në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00…