Geci: S’jam ushtar i Albin Kurtit, por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Kosovës

28 shtator 2021 | 14:22

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se nuk është ushtar i kryeministrit Albin Kurti, por se është në dispozicion të bëhet ushtar i Qeverisë së Kosovës. Ky reagim i Gecit ka ardhur pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

“Të dashur miq, në vitin 1998  në një takim me disa krerë të UÇK-së, në fshatin Rezallë kam pas deklaruar haptas se unë nuk jam ushtar i Bujar Bukoshit, por jam ushtar i  Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe pse tani jam rreth 23 vjet më i vjetër edhe tani po e përsërisë të njëjtën: ‘Unë nuk jam ushtar i Albin Kurtit, por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës’”, ka shkruar Geci në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Anglisë, Manchester City sonte (e martë) në “Parc…