Tetë të vdekur dhe 68 raste të reja me Covid në Kosovë

28 shtator 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi për shpërblimin e dy kampioneve olimpike, Distria Krasniqi dhe…