SBAShK-u: Punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për paraqitje në punë

28 shtator 2021 | 17:21

Për të vlerësuar se si ka nisur viti i ri shkollor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës (SBAShK) ka mbajtur takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal.

Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë dhënë vlerësime lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor në komunat e tyre, duke u shprehur se ishte një fillim i suksesshëm dhe se punëtorët arsimorë do të angazhohen me përkushtim për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor.

Pas kësaj kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka informuar pjesëmarrësit lidhur me takimin me zëvendësministrin Dukagjin Popovci duke veçuar se temë kyçe e bisedës ka qenë përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai ka thënë se SBAShK-u edhe në këtë takim kishte insistuar që të bëhet një zgjidhje e pranueshme për punëtorët me sëmundje të rënda.

“Në këtë drejtim nuk është marrë përgjigje meritore dhe SBAShK-u i drejtohet kryeministrit Kurti me kërkesën që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite këtë çështje dhe të sjellë vendim që punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë, të mbesin në listat e pagave dhe në vend të tyre të angazhohen kuadro të reja”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sir Alex Ferguson ka zbuluar se mos nënshkrimi me Paul…