Presidentja e Komisionit Evropian sot takohet me Osmanin dhe Kurtin

29 shtator 2021 | 07:59

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka qëndruar dje në Shqipëri.

Agjenda e konfirmuar nga BE-ja:

E Mërkurë, 29 shtator 2021

09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani
Vendmbajtja: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)

10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Vendmbajtja: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti
Vendmbajtja: Kopshti i fëmijëve ‘Cicërimat’, Kalabri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të javës së shtatë në BKT Superligë, sot…