Kina po ndërton aeroplanmbajtësen 315-metërshe me fushë elektromagnetike

29 shtator 2021 | 08:38

Në bregun e Shangait, po merr formë hapi i ardhshëm i Kinës për zgjerimin e forcës detare: një aeroplanmbajtëse 315 metra e gjatë, prodhimi i së cilës u zbulua përmes imazheve satelitore në maj të këtij viti.

Kina ka forcën më të madhe detare në botë dhe industrinë më të madhe për ndërtimin e anijeve, por aeroplanmbajtësja “Type 003” është zhvillimi më i ri: anije me madhësinë e njëjtë sa të një anije amerikane të klasit “Ford”, me hedhëse elektromagnetike për lëshimin e aeroplanëve.

“Kina e ka ndërtuar kapacitetin në dy dekadat e fundit për ta mohuar lirinë e dalluar të veprimit të ShBA-së në Paqësorin perëndimor”, tha Sidharth Kaushal, hulumtues në organizatën “Rusi”.

“Kjo nisi me raketat me rreze të gjatë veprimi anti-anije, por tash ka rritje të kapacitetit detar dhe e ka arritur pikën ku ShBA-ja është aktive vetëm pse ka aleatë në rajon”, shtoi ai, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sipas Pentagonit, forcat detare kineze kanë 350 luftanije, ndërsa ShBA-ja ka 293. Flota e përgjithshme kineze është trefishuar në 20 vitet e fundit dhe ka për synim që numrin e luftanijeve ta rrisë në 400 deri në vitin 2025, ndërsa plani amerikan për ta rritur këtë shifër në 355 nuk ka datë të saktë të zbatimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Patrick Modiano Përktheu: Avni Spahiu – Ligjërata e Nobelit,…