Brnabiqi flet për Vuçiqin: Nuk fle natën prej Kosovës, e kapi gripi

29 shtator 2021 | 12:36

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur të mërkurën për shëndetin Aleksandër Vuçiqit, pasi këshilltarja e tij ka njoftuar se presidenti serb është sëmurë dhe ka anuluar aktivitetet.

Brnabiqi ka thënë se Vuçiqin e ka “kapur një grip”.

“Ai nuk pushon. Do të doja që të pushonte pak më shumë. Është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Nuk mendoj se me të vërtetë ai flinte natën. Gjithashtu mori një grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht nga ato përpjekje dhe nga ai stres”, ka thënë Brnabiqi për “Happy TV”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin…