Këto janë 41 shtetet banorët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në ShBA

29 shtator 2021 | 12:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur heqjen e vizave edhe për Kroacinë.

Ky është vendi i fundit që i shtohet listës me 40 shtete, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt SHBA-së, për turizëm apo biznes, pa pasur nevojën e një vizë.

Ja lista e shteteve që mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë 90 ditë në SHBA për biznes ose turizëm pa qenë nevoja për vizë: Andorra, Australia, Austria, Belgjika, Brunei, Kili, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Koreja e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar dhe Kroacia.

Vendimi për Kroacinë u përshëndet nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka shkruar në faqen e tij në “Twitter” se mirëprit aleaten e NATO-s dhe partneren e patundur të SHBA-së, Kroacinë. \euronews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021,…