UEFA pezullon gjyqtarin turk

30 shtator 2021 | 14:43

Një nga ndeshjet kryesore të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve, ishte ajo në mes AC Milanit dhe Atletico Madridit. Skuadra spanjolle, triumfoi në fund, me përmbysje të rezultatit, nga 0-1 në 2-1. Por, ndoshta fajtori kryesor për këtë rezultat ishte gjyqtari turk Çunejt Çakir, që bëri disa vendime skandaloze. Së pari, e largoi Kessien direkt me të kuq, duke i lënë “Rossonerët” me 10 lojtarë në fushë.

Ndërsa, në fundin e takimit, akordoi penallti për Atleticon pa shikuar VAR-in, me anë të cilës skuadra spanjolle i arkëtoi pikët e plota. Milani dërgoi ankesë zyrtare në UEFA dhe kjo ka ndikuar që shtëpia më e madhe e futbollit të pezullojë arbitrin turk.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjyqtari Çunejt Çakir  është suspenduar për një kohë të gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë kanë arritur në Kosovë arkivolet e viktimave të masakrës…