Qeveria e LV-së pranoi që sovranitetin në veri ta ushtrojë së bashku me Serbinë

30 shtator 2021 | 14:45

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e arritur në Bruksel për tagrat.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria e Lëvizës Vetëvendosje  ka pranuar që sovranitetin në veriun e Kosovës ta ushtrojë së bashku me qeverinë e Serbisë!

Sipas tij, ky është veç fillimi.

“Dallimi mes qeverisë së PAN-it dhe qeverisë VV-GUXO!  Kur qeveria e PAN-it nuk mundi të përballet më tej me presionin e nivelit më të lartë të mundshëm ndërkombëtar ia dorëzoi mandatin popullit, ndërsa kur qeveria e VV-GUXO nuk mundi të përballet me presionin e nivelit shumë më të ulët ndërkombëtar ë! Dhe, ky është vetëm fillimi!”, ka shkruara Sherifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…