Shqipëria mirëpret arritjen e marrëveshjes për targat

30 shtator 2021 | 14:49

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen  e targave.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës  dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe”, ka shkruar Xhaçka në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë, Lindita Halimi, zbuloi se ka bërë…