![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/INFERMIERJA-1.png)
“Ti je super seksi, e di?” Infermierja e “Për’puthen” habit me përgjigjen: Mua thjesht më duket vetja një…
30 shtator 2021
| 14:51
Infermierja seksi e “Për’puthen”, Ada, është një nga vajzat më të komentuara të këtij sezoni. Ajo rrëmbeu menjëherë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj dhe u komentua shumë për operacionet plastike.
Në puntatën e një ditë më parë të emisionit të dashurisë, ajo iu përgjigj pyetjeve dhe komplimenteve të publikut. “Ti je super seksi, a e di?”, i kishte shkruar dikush.
E pyetur nga Bora nëse e konsideron veten seksi, Ada u përgjigj se vetja i duket e thjeshtë dhe e bukur.
“Nuk e di. Megjithatë atij që e ka shkruar, shumë faleminderit! E konsideroj veten një vajzë e bukur, kaq, por jo kaq shumë sa e ekzagjerojnë njerëzit. Të jesh seksi domethënë të jesh super e kompletuar. Mua thjesht më duket vetja një vajzë e bukur, e thjeshtë”.