Çitaku i reagon Lajçakut: Shqetësuese të barazohet Policia e Kosovës me huliganët e barrikadave

30 shtator 2021 | 15:08

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se marrëveshja e arritur sot në Bruksel është e njëjta me atë të 2016-tës, me disa hapa prapa.

Çitaku në një replikë në “Twitter” me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shkruar se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat.

“Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, sonte do të…