Grenelli reagon pas marrëveshjes për targat

30 shtator 2021 | 16:02

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat. Grenelli ka shkruar se njerëzit në Ballkan nuk duhet të injorohen nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe ekipi i tij.

Grenell në një replikë në “Twitter” ndaj ish-ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka shkruar se në Uashington po vazhdon të injorohet kolapsi i diplomacisë së ShBA-së.

“Gazetarët në DC vazhdojnë të injorojnë këtë kolaps të diplomacisë dhe udhëheqjes amerikane. Populli i Ballkanit nuk duhet të injorohet nga Joe Biden dhe ekipi i tij”, ka shkruar Grenelli në llogarinë e vet në “Twitter”.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1443560008474451981?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1443560008474451981%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-administrata-e-biden-nuk-duhet-te-injoroje-popujt-e-ballkanit%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formula 1 ka zyrtarizuar sot me një shkresë zyrtare që…