Suarezi, Xavit: Mos shko te Barcelona

01 tetor 2021 | 16:32

E ardhmja e trajnerit Ronald Koeman tek Barcelona varet shumë nga ndeshja ndaj Atletico Madrid.

Dhe ekziston mundësia që Luis Suarez t’i japë goditjen finale atij duke bërë kështu një lloj hakmarrje ndaj trajnerit që e largoi nga Barcelona dhe ndau nga shoku i tij i ngushtë, Leo Messi.

Skuadra katalanase po kalon një moment të vështirë dhe përballë do të ketë ish-sulmuesin Luis Suarez. Uruguaiani ka folur në lidhje me skuadrën katalanase.

“Ka një luftë që po dëmton lojtarët, unë personalisht e këshilloj Xavin të presë, nuk është momenti ideal të ulet në stolin e Barcelonës”. Luis Suarez më pas foli për largimin nga Barcelona. “Koeman më trajtoi me përbuzje, sikur të isha 15 vjeç. Bartomeu mendoi se isha i dëmshëm për dhomën e zhveshjes”, ka deklaruar Suarez,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Chelseat dhe Atletico Madridit, Diego Costa po hetohet…