Kuvendi të hënën mban dy seanca

01 tetor 2021 | 17:07

Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se të hënën do të mbajnë dy seanca plenare.

Në orën 10:00 do të fillojë seanca e parë, ndërsa e dyta në orën 10:15.

Rendi i ditës për seancën e parë:

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

Rendi i ditës për seancën e dytë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes së bashkëfinancimit për projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e marrëveshjes së financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

8. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2021 – 2025,

9. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane,

10. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,

11. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”,
12. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve “Avian Influnza”…