Edita Tahiri: Në Bruksel qeveria Kurti shkeli Kushtetutën

01 tetor 2021 | 17:16

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, duke iu referuar arritjes se marrëveshjes për targat, ka thënë se në Bruksel nuk është mbrojtur sovraniteti i shtetit.

Ajo ka thënë se me këtë marrëveshje, Qeveria Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës. Qeveria Kurti me marrëveshjen për targat ia mundësoi që Serbia të vendos se kur shkon apo nuk shkon njësia speciale e Kosovës në veri të shtetit tonë. Derisa me fjalë kjo qeveri ka premtuar se do mbrojë shtetin dhe Kushtetutën në dialogun e Brukselit, ajo shkeli Kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës. Po ashtu, në vend se të arrihet njohje reciproke e targave, si rrugë që çon drejt njohjes reciproke mes dy shteteve, ajo e ktheu mbrapa procesin në diçka që kishte ndodhur 5 vjet më parë, si një reciprocitet që kishte kuptim në atë kohë, por jo tani kur bisedimet në Bruksel kanë hyrë në fazën e njohjes reciproke”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se të hënën…