![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/FB3C4510-2FE8-4CB3-BA21-D59C63F7B94E.jpeg)
Vdes babai i 4 dëshmorëve, familjen e ngushëllon Haradinaj
01 tetor 2021
| 20:29
Ka ndërruar jetë Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve, Afrim, Bajram, Faton dhe Ramiz Kiqina.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Kiqina duke thënë se i pikëlluar ka pranuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e Miftar Kiqinës, babait të katër Dëshmorëve.
“Ai u bashkua në paqen e përjetshme me Afrimin, Bajramin, Fatonin dhe Ramizin. Ndajmë dhembjen me familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët. Baci Miftar u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.