Ibra humbet duelin ndaj Kosovës

01 tetor 2021 | 22:18

Zlatan Ibrahimoviq vijon procesin e rikuperimit pas një dëmtimi që po e mban jashtë fushave prej disa javësh.

Për këtë arsye, sulmuesi nuk do t’i përgjigjet ftesës së përfaqësueses së Suedisë.

Vendimi i trajnerit Andersson, për ta grumbulluar 40-vjeçarin për sfidat kualifikueset të Botërorit me Kosovën dhe Greqinë, u shoqërua me debate.

Megjithatë, pas takimit të stafit mjekësor të Milanit, me mjekët e Suedisë, u vendos që Ibrahimovic të qëndrojë në Itali për të vijuar periudhën e rikuperimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi mes Dinamos dhe Partizanit ka përfunduar 1-1 Blutë realizuan…