Njësia Speciale po përgatitet të largohet nga Bërnjaku, gati vendosja e KFOR-it

02 tetor 2021 | 08:04

Njësia Speciale është gati të largohet nga Bërnjaku. Janë duke u bërë përgatitjen e fundit në pikën afër kufirit.

Policia pritet të largohet me pozicionimin e KFOR-it.

Sot, pritet zhbllokimi i dy pikave në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Që nga 20 shtatori këto dy pika kufitare janë bllokuar pas vendimit të Qeverisë për reciprocitetin e targave.

Më 30 shtator u arrit ujdia mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Kosov ka njoftuar se të premten…