Prishtinë, gjendet e vdekur një femër në kuzhinën e një lokali

02 tetor 2021 | 09:28

Një femër pa shenja jete është gjetur ditën e premte në Prishtinë.

Siç njofton Policia, viktima është gjetur e vdekur brenda në kuzhinën e një lokali.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Tutje, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Speciale është gati të largohet nga Bërnjaku. Janë duke…