Haradinaj kujton nipin Shqipdonin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta

02 tetor 2021 | 12:54

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar nipin e tij Shqipdonin, 14 vjet pas ndarjes nga jeta.

Në një postim emocional në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj tha se gjithçka është ndryshe në familjen Haradinaj pas ikjes së Shqipdonit.

“Shqipdon, sot e katërmbëdhjetë vjet, është gjithçka ndryshe, për Suzanën, për Luanin e për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj duke shtuar se “Malli është i pashuar e kujtimi i përjetshëm!”.

Kujtojmë se i biri i heroit të kombit Shkelzen Haradinaj, Shqipdoni, ndërroi jetë në një aksident komunkacioni.

Heroi Shkelzen Haradinaj ka edhe një djalë, Luanin i cili sot është oficer në Ushtrinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe…