Arsenali po e monitoron situatën e Sterlingut

03 tetor 2021 | 12:05
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili punoi me Raheem Sterling gjatë kohës sa ishte asistent i Guardiolas në Manchester City, raportohet se ka vënë yllin anglez në krye të listës së objektivave të “Topçinjve” për një transferim të mundshëm.

Arsenali po monitoron nga afër bisedimet e Raheem Sterling me Manchester Cityn, ka kuptuar “Daily Star Sport”.

Bosi i Topçinjve, Mikel Arteta është një admirues i madh i anësorit të Anglisë, 26 vjeç, dhe kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjatë ditëve të tij si numri dy i Pep Guardiolas në City.

Sterling, me vetëm 20 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, është një nga ata në krye të listës së objektivave të mundshëm të transferimit të Londinezëve të Veriut.

Bisedimet me Cityn për zgjatjen e qëndrimit të tij në Etihad janë duke u zhvilluar sërish pasi u ndalën në fund të vitit të kaluar kur lojtari ndryshoi përfaqësues.

Sidoqoftë, ata po lëvizin “ngadalë”, sipas burimeve pranë klubit – mes kërkesave financiare të Sterling dhe luftës së tij të vazhdueshme për të fituar një vend startues në anën e Pep Guardiolas.

Sterling, 26 vjeç, aktualisht fiton 300 000 funta në javë në Etihad dhe po kërkon që kjo të rritet në 350 000  para se të angazhohet për të ardhmen e tij për katër vjet të tjerë.

Sidoqoftë, ai gjithashtu e di se nëse ngërçi i tanishëm vazhdon, City do të preferojë ta shesë verën e ardhshme në vend që të rrezikojë ta humbasë falas. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët dhe doganierët serbë në pikat kufitare të Kosovës me…