Në Klinikën e Kardiologjisë vazhdon vendosja e pajisjeve elektrike të avancuara ICD
03 tetor 2021
| 14:05
Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me sukses të plotë po vazhdon puna e ekipit të Shërbimit të Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë.
Së fundmi janë implantuar (vendosur) tri pajisje elektrike të avancuara të zemrës, me funksion defibrilues dhe kardiovertues (ICD) tek pacientët me rrezikshmëri të lartë, me qëllimin kryesor trajtimin e aritmive jetëkërcënuese dhe parandalimin e vdekjes së papritur.
Vendosja e tyre vjen pas një “workshop”, të sukseshëm të organizuar gjatë javës që lamë pas, në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë.