Tahiri: Qeveria Kurti bëri hapin e parë në implementimin e Zajednicës

04 tetor 2021 | 11:15

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë sot në Kuvend se vendimi i Qeverisë Kurti për reciprocitet me targa i pa koordinuar me askënd në Kosovë por as me partnerët strategjik ndërkombëtar, pas dy javësh rezultoi me një marrëveshje të dëmshme.

Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit, tha se 21 vite pas luftës, Qeveria Kurti i legalizoi për herë të parë targat ilegale që i ka lëshuar për qytetet me shumicë serbe në Kosovë. (KM, PR, GL, UR…).

“Para dy jave shou i kryeministrit që nuk zgjatën më shumë se dy javë, por ku përfunduam sot. Këto targa që lëshohen sot lëshohen nga Qeveria e Serbisë për Kosovën. Pra kujt i paguajnë këta qytetarë taksa për këto targa, pra i paguajnë Qeverisë së Serbisë. Ky është hapi i parë që po implementoni Zajednicën, për dy dekada s’ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo që e kemi”, ka deklaruar Tahiri.

Tutje deputeti i PDK-së ka theksuar se e vetmja gjë që ka ndryshuar sot është edhe një stikers për t’i marrë nga 5 euro prej qytetarëve.

“Pra Vuçiq në Serbi, e Albin Kurti në Kosovë bashkë me ministrat i marrin nga 5 euro. Kjo marrëveshje është bërë nga Qeveria e Kosovës prandaj kërkojmë që të ndal këtë hap të dëmshëm, pasi po dëmton subjektivitetin tonë ndërkombëtarë. Dje ishte hera e parë që pas luftës ku u përmend Rezoluta 1244, edhe atë falë kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje e cenon sovranitetin tonë dhe e ka shti Serbinë brenda. Republika e Serbisë lëshon targa për qytetarët e Kosovës, për territorin tonë. I kërkojmë këtyre ministrave të padijshëm të ndalin dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisen Berisha ka zëvendësuar Uran Ismailin si deputet në Kuvendin…