![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/berisha.png)
Hisen Berisha me përshëndetje ushtarake betohet si deputet
04 tetor 2021
| 11:13
Hisen Berisha ka zëvendësuar Uran Ismailin si deputet në Kuvendin e Kosovës, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
E si një ish-ushtarak që është Berisha është betuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës pikërisht me përshëndetje ushtarake.
Hisen Berisha është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, pasi Uran Ismaili e ka dorëzuar mandatin e tij për t’iu përkushtuar garës për Prishtinën.