Marrëveshja për targat, Gashi: A është Zajednica, çfarë është kjo?

04 tetor 2021 | 11:24

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat është krim.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Gashi ka thënë se kjo marrëveshje është humbje për Kosovën.

“Pas shout para dy javëve ku kryeministri Kurti doli me pompozitet duke deklaruar aksionin në veri, rezultatet sot janë të dhimbshme. Ajo që shohim sot, marrëveshje e Kosovës me Serbinë për tërheqjen e forcave policore nga veriu. Pse duhet të bëjë Kosova marrëveshje të tillë? Problemi më madhor këtu është se cila është strategjia e Kosovës në raport me Serbinë”.

“Qeveria aktuale marrëveshjen e parë që e bën me Serbinë është marrëveshja për pranimin e targave ilegale si targa zyrtare në territorin e Kosovës. Kjo çfarë keni bërë ju është humbje për Kosovën. Qeveria e Serbisë lëshon zyrtarisht të pranuara nga Kosova, targa për Kosovën, çfarë është kjo? A është Zajednica, çfarë është? Këtu ka nevojë të sqarohet se çfarë keni pranuar ju. Keni zyrtarizuar institucione kriminale dhe paralele në Kosovë. Për herë të parë keni nënshkruar një marrëveshje ku Serbia lëshon targa për Kosovën. Ju që keni hedhur gaz lotsjellës këtu, ju që keni ushtruar dhunë në këtë kuvend për këtë marrëveshje. Ky është një krim të cilin ju e keni bërë”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbia, Miroslav Lajçak, ka…