Lajçaku arrin në ShBA

04 tetor 2021 | 11:22

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbia, Miroslav Lajçak, ka arritur në ShBA për një vizitë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se mezi pret të takohem me miq e tij amerikanë.

“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak javën e kaluar e ka ndërmjetësuar takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur të enjten për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas 13 ditësh.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur konferenca e selektorit, Bernard Challandes për dy ndeshjet…