Challandes: Suedia është një ekip shumë i fortë

04 tetor 2021 | 11:39

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes në konferencën para ndeshjeve të tetorit, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”, ka folur për përballjen me Suedinë.

“Ne tani duhet të luajmë me Suedinë dhe Suedia është një ekip shumë i fortë, sidomos në shtëpi. Të gjithë kundërshtarët e tyre kanë pasur probleme në ‘Euro 2020’ me Suedinë, pasi janë ekip shumë i fortë. Do të jetë një ndeshje e fortë, me duele fizike të forta, do të jetë vështirë të luajmë lojën tonë. Është e nevojshme të luajmë fizikisht ndaj Suedisë. Shpresoj të shënojmë nëse jemi vetë me portier, por unë pres ndeshje shumë të vështirë me Suedinë”, ka deklaruar Challandes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit…