Bajrami: Dua golin e parë me fanellën kuqezi

05 tetor 2021 | 16:01

Krahas Lenjanit, në konferencë për shtyp ishte edhe fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami, i cili debutoi një muaj më parë me Kombëtaren shqiptare, pikërisht ndaj Hungarisë, teksa po ndaj maxharëve, do të kërkojë edhe golin e tij të parë kuqezi.

“E dimë që do të jetë shumë e vështirë ndaj Hungarisë, por futemi me besim, pasi kemi fituar dy ndeshjet e fundit. Duhet ta përgatisim lojën shumë mirë, për të marrë maksimumin në këtë ndeshje. Kam shënuar dy gola në Itali, ndërsa këtu shpresoj që ta gjej këtë herë rrjetën, por më e rëndësishme është të bëjmë mirë e të fitojmë”, u shpreh Bajrami.

Fantazisti i kuqezinjve foli për atmosferën te Empoli, ku ka shokë skuadre edhe dy shqiptarë të tjerë si Ardian Ismajli e Kristjan Asllani, teksa në konferencë zbuloi edhe kërkesat specifike të trajnerit Reja.

“Te Empoli ndihem shumë mirë dhe është akoma më mirë që jemi tre shqiptarë. Unë dhe Ismajli jemi tani në Kombëtare, ndaj shpresoj që shumë shpejt të vijë edhe Asllani. Te Empoli kam më pak detyra taktike, ndërsa këtu kam folur me trajnerin Reja, që më ka kërkuar të përmirësohem më shumë sidomos në lojën pa top”, deklaroi fantazisti kuqezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Marrëveshja e Kumanovës në Bërnjak…