Barça interesohet për yllin e Milanit

05 tetor 2021 | 16:13

Franck Kessies do t’i përfundoj kontrata me Milanin në qershor të 2022, ndërsa raportet në Spanjë theksojnë se Barcelona dëshiron ta transferojë në janar.

Situata është gjithnjë e më e tensionuar me Milanin, pasi negociatat për të zgjatur kontratën aktuale është bllokuar.

“Rossonerët” tashmë humbën Gianluigi Donnarumma te PSG-ja dhe Hakan Calhanoglu te Inter si transferime të lira, pas situatave të njëjta, shkruan footballitalia. Mund të ketë një rrugëdalje si për lojtarin ashtu edhe për klubin, sepse Mundo Deportivo raporton se Barcelona është gati të bëjë një ofertë për Kessie në janar.

Ata do të përballeshin me konkurrencën nga Paris Saint-Germain dhe Manchester United, të cilët janë lidhur prej kohësh me reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka komentuar deklaratën e kryeministres…