Trumpi nuk është më në listën e njerëzve më të pasur në botë

05 tetor 2021 | 16:22

Revista “Forbes” ka publikuar të martën listën vjetore të të pasurve dhe Donald Trump është në mesin e 51 personave që janë hequr nga lista kësaj radhe.

Për biznesmenin Trump kjo është hera e parë në 25 vjet që nuk është pjesë e kësaj liste.

Kjo për shkak se pandemia ka përmbysur listën edhe me disa të tjerë të famshëm, përfshirë Oprah Winfrey dhe bashkëthemeluesin e birrës “Boston”, Jim Koch, që tani më nuk janë aty.

Sipas “Forbes”, ish-presidenti amerikan ka raportuar 2.5 miliardë dollarë në vitin 2021.

Trumpi tani renditet në numrin 1 299 në listën e njerëzve të pasur meqë pasurinë e tij e ka krijuar përmes pasurive të paluajtshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franck Kessies do t’i përfundoj kontrata me Milanin në qershor…