KShC-ja paralajmëron vizita në institucionet e arsimit të lartë

05 tetor 2021 | 16:58

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e rregullt të mbajtur të martën ka diskutuar procesin e hartimit dhe miratimit të planit strategjik të AKA-së.

Procesi i draftimit të planit strategjik ka filluar në fillim të vitit 2021, ku agjencia ka përgatitur draftin fillestar, pastaj është marrë ekspertiza vendore dhe tani procesi ndodhet në konsultim me ekspertët ndërkombëtarë, të cilët po analizojnë përshtatjen e planit strategjik të AKA-së me standardet evropiane të cilësisë (ESG) dhe zbatimin e rekomandimeve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Në këtë takim u tha se pasi që të prezantohet në diskutim publik, plani strategjik i AKA-së pritet të miratohet në KShC, deri në fund të këtij viti.

KShC-ja në mbledhjen e sotme ka diskutuar edhe procesin e hartimit të planit të fizibilitetit të digjitalizimit të përgjithshëm të proceseve në AKA.

Në mbledhjen e sotme, KShC-ja ka vendosur që të organizojë vizita në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të cilat posedojnë akreditim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goran Stanishiq është dënuar të martën me 20 vjet burgim,…