Pensionisti Ibrahim Kuçi: M’ka marr malli me lexu gazeta

05 tetor 2021 | 17:23

Pensionisti Ibrahim Kuçi, 79 vjeç, thotë se çdo ditë viziton kioskat e Prishtinës, në të cilat kërkon gazeta ditore. Ai thotë se shpreson se një ditë do të lexojë prapë gazeta shqipe të Kosovës.

Kuçi është i pasionuar edhe pas fjalëkryqeve dhe faqeve enigmatike, por nuk e lë anash as politikën dhe kulturën. Kuçi thotë se është koleksionist.

Në shtëpinë e tij ai ka të mbledhura gazeta të ndryshme që nga vitet ’70. Ibrahim Kuçi tregoi se në portale të ndryshme po ka lajme të shpejta dhe të shuma, por aty po mungojnë reportazhet dhe intervistat, edhe fejtonet e ndryshme.

Për këtë arsye duhen gazetat në letër sepse nëpërmjet tyre ruhet tradita dhe kultura jonë. ‘Mozomakeq ku kemi mbet si popull!’, thotë plaku dukagjinas i cili thotë se do të vazhdojë t’i vizitojë kioskat derisa të shtypen gazetat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e fundit e Kylyan Mbappes se dëshiron vetëm transferimin…